LajmeMaqedoniTopLajm

Ndërtim, vjedhje, gënjeshtra” – Arsovska sulmon VMRO-në

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka publikuar një postim thumbues ndaj qeverisë dhe Aleancës për Shqiptarët, duke e ironizuar mbrojtjen që i bëhet Visar Ganiut, kryetar i Komunës së Çairit dhe një nga figurat më të përfolura për keqpërdorime.

Në një postim në Facebook, Arsovska ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet Visar Ganiu përkrah Orce Gjorgjievskit – kandidatit të VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit – duke shtruar pyetjen: Pse për 5 muaj rresht e mbrojnë trimërisht komitën Visar Ganiu, në një foto?

Ajo shton me ironi: Ndërkohë vazhdon ndërtimi, vjedhja dhe sigurisht – gënjeshtra.

Duke thumbuar qytetarët që paguajnë rregullisht taksa dhe skanojnë faturat, Arsovska shkruan: Ju paguani taksa dhe skanoni fatura, që komshiu të ketë falas ujë e rrymë. Shëndet kafeja dhe punë të mbarë në javë.

Ky reagim vjen në kohën kur po rritet presioni publik për hetim ndaj punës së ish-kryetarëve të komunave. Arsovska, me këtë postim, duket se godet edhe pazaret politike në sfond që, sipas saj, po mbulojnë skandale konkrete të korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close