
Ndërron jetë në moshën 88 vjeçare ish-kryeministri francez Lionel Jospin. Vdekja e ish-kryeministrit u konfirmua të hënën në mëngjes nga familja e tij.
Si kreu i koalicionit “E Majta Pluraliste”, Jospin bashkoi forca të ndryshme të spektrit politik të majtë dhe zbatoi reforma të rëndësishme, përfshirë vendosjen e javës së punës 35-orëshe, Mbulimin Shëndetësor Universal (CMU) dhe Pakti i Solidaritetit Politik (PACS), i cili lejonte çiftet heteroseksuale dhe të të njëjtit seks të regjistrohen në partneritete civile pa nevojën e martesës.
Në vitin 2002, Jospin kandidoi për president për herë të dytë, por nuk arriti të kualifikohej për raundin e dytë, përballë një mori kandidatësh të majtë dhe sfidave politike të kohës. Jeta dhe karriera e tij lënë një trashëgimi të rëndësishme në politikën franceze dhe reformimin e institucioneve sociale.



