
Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në mëngjesq në një shtëpi familjare në Shuto Orizari (Shutkë), Shkup.
Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 08:00, nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili ishte thirrur për ndërhyrje në vendngjarje. Mjekët, për fat të keq, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e foshnjës.
Sipas kontrollit fillestar, në trupin e foshnjës nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Policia ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i foshnjës është dërguar për autopsi, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.



