LajmeRajonTopLajm

​Nderohen viktimat e masakrës në Izbicë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 147 shqiptarët e vrarë 25 vjet më parë në Izbicë të Skenderajt, në njërën prej masakrave e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se në përpjekje të fshehjes së krimit, vrasja e tyre u pasua me rrëmbim kufomash, me zhvarrosje dhe dërgim në varreza masive në Serbi.

“Nevojitet e vërteta që të mund të mbyllen varret. Është e domosdoshme drejtësia që të mund të na mbyllen plagët,” shkruan ai.

Edhe 25 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Kurti tha se Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës që kriminelët e luftës të marrin dënimin e merituar për vrasjet e shqiptarëve gjatë luftës 1998-99.

Më 28 mars 1999 forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

“Siҫ thuhet edhe në pllakën përkujtimore në Izbicë, liria e Kosovës qëndron në gjakun e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” ka thënë Kurti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close