LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të aktiviteteve për fushatën e Zgjedhjeve parlamentare ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kërçovës. Para të pranishmëve ka theksuar se me hua nuk mund të mbahet shtëpia dhe se ata që mendojnë që me hua të mbajnë shtëpi, e panë rezultatin më 24 prill.

Ju jeni garda e parë për ndërhyrje të shpejtë, ju jeni garda e parë për veprime të shpejta, nuk është punë e vogël 8 me 2. Për më tutje e dini ju a e bëni 9 me 1, ajo është në dorën tuaj. Dikush mendon që me hua të mbajë shtëpi, ne jemi që punojmë dhe sigurojmë bukën për vete, ata që mendojnë për hua nuk mbajnë shtëpi dhe rezultati u pa në 24 prill. Kemi pasur plaftormën dhe Frontin, kemi pasur për kë të punojmë, janë bashkuar shqiptarët në një Front pas 22 vite me rradhë. Fatmirin e kam dëshmitarë se sa vinin partië shqiptare në Shipkovicë dhe në vazhdimësi kemi punuar që të jemi bashkë, më mirë vonë se sa kurrë. Fronti ka bashkuar edhe gjenerata dhe njerëz që kanë pasur dallime dhe ky Front është afatgjatë e jo për një përdorim. Të veprojë deri në anëtarësim të plotë në BE të vendit, si alternativë e vetme sepse nuk kemi rrugë tjetër, derisa i kemi thënë PO Europës, përkushtimi jonë që brenda pak vitesh të jemi anëtar në BE, si e vetmja zgjidhje që njerëzit mos kërkojnë standard më të mirë jashtë, është shprehur kështu kryetari i BDI Ali Ahmeti në Kërçovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close