
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është shprehur se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet në RMV, tensionoi situatën mes shqiptarëve atje.
Komentet Thaçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk i bashkon palët shqiptare, por i ndan ato.
Ai shtoi gjithashtu se ndërhyrja e Kurtit ka si qëllim që të tërheqë vëmendjen nga mossukseset kapitale që sipas tij ai ka në politikën e Kosovës.
“Tensioni shumë u rrit edhe për shkak të ngjarjeve të vitit të fundit, ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe tentativës së Rusisë për të treguar forcën në Ballkan. Tensionimit të situatës në zgjedhjet në RMV i ndihmoi edhe ndërhyrja e Albin Kurtit. Ai ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë. Teksa ishte e tensionuar situata te maqedonasit etnik, tani u tensionua edhe te shqiptarët. Nuk shoh ndonjë arsye politike për ndërhyrjen e tij, arsyeja është personale.



