
Vazhdon që të mbahet mosbindja civile e Partisë Demokratike edhe në ish-Sheshin Shqiponja në Tiranë.
FNSH është në gatishmëri dhe ndoshta mund të ndërhyjë në këtë protestë. Në lidhje me këto zhvillime, foli për mikrofonin e News 24 edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Balliu tha se PD ka lajmëruar publikisht për protestën, duke shtuar se policia duhet të merret me krimin e organizuar e jo me opozitën.
Klevis Balliu: Policia do ishte mirë të merret me krimin e organizuar e jo me ne. Ne kemi njoftuar publikisht se këtu ka protestë. Ne e dimë se në Tiranë ka trafik përditë.
Qytetarët kanë probleme të tjera, që punojnë 10-12 orë në ditë dhe nuk iu del as për të paguar qiranë e taksat. SPAK ka vetëm një detyrë, të sulmojë opozitën dhe këdo që denoncon. Qytetarët do përballen me çdo formë e mënyrë me këtë keqqeverisje. Për demokracinë, çdo mjet është demokratik në luftë.



