LajmeSport

“Nder e krenari të jem kapiteni, populli gjerman meriton Europianin”

Sot fillon Euro 2024 me sfidën Gjermani-Skoci, e programuar në orën 21:00. Kapiteni i kombëtaren gjermane, Ilkay Gundogan karikon shokët dhe tifozët në një prononcim për sajtin e UEFA-s.

Mesfushori i Barcelonës në La Liga, thekson se populli gjerman meriton të festojë fitimin e Europianit të shtëpisë.

Jemi të mbushur me besim, kjo Gjermani ka shumë cilësi dhe potencial. Tani është koha të bëjmë rezultate. Në turnetë e fundit nuk jemi treguar të drejtë me veten dhe tifozët.

Shpresojmë që këtë herë të shkojmë sa më larg, edhe falë ndihmës së publikut tonë të ngrohtë. Edhe pse e kemi të qartë që si fillim duhet të fitojmë besimin e tyre.

Është krenari e madhe dhe privilegj të jem kapiteni i Gjermanisë. Kam përjetuar eksperienca të shumta në karrierën time, shumë momente të bukura e po aq edhe të tilla.

Unë e di se çfarë nevojitet për të fituar, në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se populli gjerman, jo vetëm tifozët, meritojnë të fitojnë diçka”, u shpreh 33-vjeçari.

Autor i 77 ndeshjeve dhe 18 golave me ekipin kombëtar. Përveç Skocisë, skuadra e Nagelsmann do të sfidojë edhe Zvicrën e Hungarinë në grupin A.

Related Articles

Back to top button
Close
Close