LajmeMaqedoniTopLajm

Ndalimi i lëvizjes së personave të pa vaksinuar, Sali: Me ndryshimet ligjore bëhet detyrim ligjor

Me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, ndalimi i lëvizjes së personave të pavaksinuar do të bëhet detyrim ligjor. Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sipas të cilit ndryshimet e propozuara i referohen procedurës për hyrjen në fuqi të masave të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.

“Qëllimi i kësaj është duke e mbrojtur individin ta mbrojmë edhe shoqërinë që ne si ministri kemi përgjegjësi për mbrojtje të shëndetit të cdo banori në këtë vend. Të gjithë ata që nuk preferojnë të vaksinohen për shkak të bindjve të tyre ne nuk mund tu japim të drejtë tu rrezikojnë jetën e tjerëve”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

“Për shkak të përhapjes së dezinformatave gjithnjë e më shumë zvogëlohet shkalla e imunizimit në vend. Me fjalë të tjera gjithnjë e me pak fëmije po vaksionohen dhe me këtë po rritet vrreziku nga pandemia e sëmundjeve infective më konkretisht të morbileve sepse prindërit marrin informata të gabueshme dhe nuk mund të vendosin për ti vaksinuar fëmijët e tyre .Vaksinat janë për të mirën e popullatës”, theksoi Artur Ajvazov nga UNICEF.

Komisioni parlamentar për çështje evropiane do të diskutojë më 14 dhjetor rreth propozim ligjit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close