
Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Nazim Taipi i shoqëruar nga bartësi i listës Zemri Idrizi bënë promovimin e bibliotekës komunle si një nga prioritetet e platformës për zhvillimin e arsimit, shkruan Top24
#Bashkë me këshilltarët dhe bartësin e listës, z. Zemri Idrizi, bëmë promovimin e Bibliotekës Komunale si një prioritet kyç të platformës sonë mbi arsimin dhe zhvillimin kulturor.
Në një takim të ngrohtë me mësimdhënësit, përveç bisedës për sfidat dhe nevojat e shkollave, bëmë edhe shpërndarjen e librave për bibliotekat e të gjitha shkollave fillore në Komunën e Tearcës, duke treguar në vepër se arsimi është në qendër të vizionit tonë.
Me Tearcën n’zemër, #Bashkë për dije dhe përparim të gjeneratave të reja!




