LajmeMaqedoni

Nazim Taipi: Nga sot shqiptarët hynë në një fazë të re politike

Nga sot, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut hyjnë në një fazë të re politike, një kohë që sjell me vete sfida të mëdha, por edhe përgjegjësi po aq të mëdha kombëtare.

Zgjedhjet lokale na shpalosën një të vërtetë të pakontestueshme:

maqedonasit janë të bashkuar, ndërsa shqiptarët të përçarë.

Humbjet në Saraj, Strugë, Tearcë dhe sidomos në Bërvenicë e Kërçovë nuk janë thjesht dështime elektorale, ato janë pasqyra e një realiteti të hidhur: tradhtia politike brenda radhëve tona është sofistikuar, duke u shitur për interesa të vogla personale.

Është e dhimbshme, por e domosdoshme të pranojmë këtë realitet:

Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen denjësisht pa unitet, pa një organizim të ri politik dhe pa udhëheqje me vizion e përgjegjësi kombëtare.

Sot, është imperativ i kohës që partitë shqiptare të ristrukturohen dhe të konsolidohen në dy blloqe të qarta politike (pozitë dhe opozitë).

Vetëm kështu i pamundësojmë Kryeministrit lojën e tij me 7 apo 8 “liderë shqiptarë” që s’kanë peshë reale politike dhe kombëtare.

Çdo fragmentim më i madh se dy blloqe është rrezik serioz për ekzistencën e fuqisë sonë politike.

Nëse nuk organizohemi tani, pasojat e këtyre zgjedhjeve do të jenë të mëdha, veçanërisht për komunat ku jetojnë shqiptarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close