LajmeMaqedoniOpinion

Nazim Taipi: Ah, Evropë!

Ah, Evropë!
Të flasësh për vlerat evropiane do të thotë, para së gjithash, të kesh parasysh njërën nga më thelbësoret:
“Respektin për dinjitetin njerëzor. Çdo individ, pa dallim, ka vlerë të barabartë dhe meriton të trajtohet me dinjitet dhe respekt”.
Një politikan që nuk e respekton këtë parim, nuk mund të pretendojë kurrë se përfaqëson vlera evropiane.
Sepse vlerat evropiane nuk janë thjesht fjalë për fushata zgjedhore, ato janë standarde që duhen jetuar dhe zbatuar, në çdo sjellje dhe në çdo raport njerëzor.
Por më e rëndë bëhet kur këtë standard e shkel pikërisht ai që mban titullin “zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë”, ndërkohë që në çdo dalje publike e ka gojën plot me integrime evropiane.
Si mund të presim që një funksionar i tillë të respektojë qytetarin e zakonshëm, kur brenda strukturës që e zgjodhi dhe e ngriti, sillet me përçmim dhe arrogancë?
Evropa nuk fillon në Bruksel. Evropa fillon nga sjellja jonë e përditshme ndaj njëri-tjetrit.
Prandaj, ministra, zëvendëskryeministra, liderë partish:
Kuptoni një gjë të thjeshtë por themelore, Evropa nuk është vetëm fjalë në gojën e kujtdo.
Ajo është vlerë që matet me sjellje.
Me dinjitet. Me respekt. Me përgjegjësi.
🇦🇱🇪🇺Së bashku për vlera kombëtare dhe evropiane, jo për poste dhe interesa personale🙏

Related Articles

Back to top button
Close
Close