LajmeTeknologji

NASA-s i dështoi lansimi i anijes kozmike

Në orët e fundit është anuluar lansimi i anijes kozmike të Boeingut për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, e tash pritet që lansimi të bëhet më 10 maj.

Disa çështje teknike e anuluan lansimin e anijes, e NASA njoftoi se rregullimi i presionit të rezervuarit të oksigjenit bëri që procesi të shtyhej.

Astronautët e NASA-s, Wilmore dhe Suni Williams pritej të dërgoheshin në Stacionin Ndërkombëtar nëpërmjet raketës kozmike të kompanisë Boeing, ndonëse një proces i tillë pati dilema për shkak se kompania e avionëve kishte pasur një varg aksidentesh.

Dërgimi i astronautëve është pjesë e procesit të testimit të disa makinerive në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, me qëllim që ato të shfrytëzohen për hulumtime të reja.

Muajin e kaluar, NASA ka rigjetur komunikim me sondën Voyager 1 në hapësirë, pesë muaj pasi kontaktet kishin humbur.

NASA ka njoftuar se ky objekt është lansuar në 1977-n e gjendet 24 miliardë kilometra larg Tokës, e vazhdon të jetë funksional.

Nëpërmjet kësaj sonde bëhet hulumtimi i sferave të panjohura ndëryjore (hapësirë mes yjeve).

Për të marrë një sinjal nga kjo sondë, shkencëtarëve në Tokë i duhen rreth 22 orë pritje. Sinjali erdhi e ekipi i fluturimit e regjistroi dhe e konfirmoi që vinte nga 24 miliardë kilometra larg, duke njoftuar se po vinte nga Voyager 1.

Related Articles

Back to top button
Close
Close