KurioziteteLajme

NASA ndan incizimin e parë të sondës Perseverance, ajo dëgjohet duke lëvizur nëpër Mars

Sonda e NASA-s që është dërguar në Mars ka lëshuar tingujt e parë, që dëgjohet qartë lëvizja e mjetit nëpër Planetin e Kuq, shkruan The Guardian.

Zhurmat e krijuara nga sonda Perseverance me gjashtë rrota, tregojnë se ajo kishte lëvizur nëpër Mars – e testimet e saj fillimisht ishin kryer para se ta fillonte zyrtarisht misionin, transmeton Telegrafi.

Tingujt janë dërguar në laboratorin Propulsion të Pasadena, Kaliforni.

“Po t’i dëgjoja këta tinguj derisa vozisja veturën, do ta dërgoja menjëherë veturën te mjeshtri”, tha Dave Gruel, inxhinier i ekipit që kanë prodhuar sondën.

“Por kur e mendoni se ku është regjistruar dhe nga çfarë distance është dërguar, ka kuptim”, ka shtuar Gruel.

Kujtojmë që Perseverance, është sonda më e madhe dhe më e avancuar që ndonjëherë ka zbritur në Mars në afërsi të lumit delta, që ka për mision hulumtimin e gjurmëve nga e kaluara. Mostrat e saj do të merren dhe do të rikthehen në Tokë. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close