LajmeShowbiz

“Narciste, e sëmurë” – Ish-finalisti i Big Brother me deklarata të forta për Heidi Bacin

Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania 2, Krist Dragot, ka qenë i ftuar së fundmi në ‘Fan Club’, ku ka folur për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme.

Ai e ka quajtur Heidi Bacin narciste dhe deklaroi se nuk beson te dashuria e saj me Romeon.

Për më tepër, ish-konkurrenti i quajti skuthe vajzat që vijnë nga Italia dhe marrin pjesë në emisione të tilla.
Kristi shprehu se djemtë e këtij edicioni janë ‘viktima’ të vajzave.
“Romeo dhe Heidi nuk kanë dashuri. Heidi nuk ka lidhje me Romeon. Unë shikoj një Italo-shqiptarizëm. Këto gocat që vijnë nga Italia, çdo emision bëhen skuthe e më skuthe. Po shaj modelin që japin. Dua të jenë më të vërteta, më korrekte. Heidi për mua është një narciste e frikshme, që nuk ka lidhje me Romeon”, tha ai.

I njëjti theksoi: “Është një Big Brother ku meshkujt janë shumë viktimë, në naivitetet dhe fizikisht, të një rang femrash shumë narciste. Është e sëmurë në narcizmin e vet. Nuk e di ku e shikoni atë korrektësi”.

Kristi vitin e kaluar ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të lojës së tij në këtë format. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close