
Naim Murseli, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është deklaruar në sallën e gjyqit me një fjali të fortë:
“Nëse këto vërtetohen, atëherë unë kërkoj burgim të përjetshëm për veten”.
Deklarata e tij është bërë gjatë seancës gjyqësore dhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut dhe mediave. Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij, ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë.
Procesi gjyqësor ndaj tij është ende në vazhdim.



