
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se forcat amerikane kanë filluar goditjet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran.
“Sot, në orën 12:00 me kohën lindore të SHBA-së, forcat amerikane filluan goditjet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran”, tha CENTCOM në një postim në rrjetin social amerikan X.
Komanda gjithashtu theksoi se “goditjet pasojnë tentativat e fundit të IRGC-së për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe ndaj pjesëtarëve të forcave amerikane të dislokuar në rajon”.
Para njoftimit të CENTCOM-it, Axios gjithashtu raportoi për goditjet e reja, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.
Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në muajin qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.
SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.



