LajmeMaqedoni

Nafie Selmani: Për herë të parë, liturgjia për Ujin e Bekuar u mbajt në dy gjuhë,maqedonisht dhe shqip falë angazhimi i ambasadorit Meidani

Dje, për herë të parë, liturgjia për Ujin e Bekuar u mbajt në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip. Ky akt ka një rëndësi të veçantë simbolike dhe shoqërore, sepse përçon mesazh bashkëjetese, respekti dhe barazie gjuhësore.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori Denion Meidani, prania e të cilit nuk ishte thjesht protokollare. Angazhimi i tij dëshmon përkrahje konkrete ndaj dialogut ndërkulturor, përfshirjes dhe respektimit të identitetit dhe gjuhës shqipe në hapësira publike e institucionale.
Një meritë e veçantë i takon edhe Peshkopit Parthenij të Bigorskit, i cili me hapjen dhe vizionin e tij mundësoi mbajtjen e liturgjisë edhe në gjuhën shqipe, duke dhënë një shembull të qartë se besimi mund dhe duhet të jetë urë mirëkuptimi, jo përjashtimi.
Në frymën e kësaj feste të shenjtë, Uji i Bekuar le të jetë shenjë pastrimi shpirtëror, paqeje dhe bekimi hyjnor, duke na kujtuar thirrjen e përbashkët për dashuri, përulësi dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.
Urime për festën e Ujit të Bekuar, qoftë kjo një ogur i mirë që këto vlera të rrënjosen më thellë për më shumë dritë, unitet dhe shpresë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close