LajmeMaqedoniTopLajm

Muzeu i Alfabetit pa rymë, ASH dega Manastir: Në vend të urimit paralajmërim

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Manastir, përmes një reagimi në prag të ditës së alfabetit ka lëshuar një paraljmërim që të gjithë ata që kanë vendosur të vizitojnë këtë muze të marin qiriinj me vete kjo përshkak se muzeut të alfabetit i është shkryqur ryma thuhet në reagimin e degës së ASH-së, në Manastir, shkruan Top24.

“Jemi në prag të festës së Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, festë kjo kaq e madhe dhe kaq e shenjtë për ne shqiptarët anembanë botës dhe njëkohësisht pasqyra e vërtetë e gjendjes së shqiptarëve në këtë shtet. E pra, të dashur bashkatdhetarë dhe të gjithë ju dashamirë të kombit shqiptar, që keni vendosur ta vizitoni Muzeun e Alfabetit në Manastir, ju paralajmërojmë që me vete të keni qiri për ndriçim brenda objektit, sepse rryma elektrike është e këputur. Po pra, para festës! Stafi që do t’ju mirëpret në korridor do jenë përmbaruesit të cilët për çdo ditë vizitojnë zyrat e objektit në fjalë me llogari të bllokuar, megjithatë, në sistematizimin e ri është parashikuar një vend i ri pune. Urime dhe kujdes me paralajmërimin!
Aleanca për Shqiptarët — Dega Manastir” thuhet në reagimin e plotë të ASH-së në Manastir.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close