
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu lidhur me kandidaten për kryetare të Kuvendit të LVV-së, Albulena Haxhiun ka thënë se PDK e ka qëndrimin e njëjtë qoftë për propozimin për votimin e fshehtë dhe qoftë për Haxhiun.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka qëndrimin e qartë qoftë për propozimin për votimin e fshehtë, qoftë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, zonjën Albulena Haxhiu. Ajo çka dua të them sot, është që më vjen shumë keq që Albulena Haxhiu nuk ka mësu asgjë nga përvoja e saj në politikë, unë kam menduar që pas eksperiencës së saj në gazin lotsjellës, Albulena Haxhiu kurrë me jetën e saj nuk do të lejojë që të keqpërdoret nga shefi i partisë ose kushdo qoftë tjetër”, deklaroi ajo.
Musliu ka deklaruar para mediave sot se “Albin Kurti edhe kësaj radhe, si në rastin e Gazit Lotsjellës, ku shton se Albulena Haxhiun po e përdor si armë kundër shtetit të Kosovës
“Albin Kurti edhe kësaj radhe, si në rastin e Gazit Lotsjellës, Albulena Haxhiun po e përdor si armë kundër shtetit të Kosovës, prandaj kjo është e pafalshme sepse Albulena Haxhiu po jep shembullin më të keq të aktivistës, shembullin më të keq të politikanës dhe shembullin më të keq të gruas shqiptare”, tha Musliu.



