BotaLajmeTeknologji
Musku i ndërpret Starlinkun ushtrisë ruse, ngecën në frontin e luftës

Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përdorin Starlink. Musk shkroi në X se për funksionim të duhur, terminalet duhet të regjistrohen në Ukrainë.
Tani që Musk ka ndërprerë qasjen e ushtrisë ruse tek Starlink-et e paligjshme që përdoreshin më parë për sulme me dronë, disa rusë po kërkojnë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë ndihmë nga homologu bjellorus, Alexander Lukashenko.
Bjellorusia pretendon se shkencëtarët e saj kanë zhvilluar një sistem të brendshëm të ngjashëm me Starlink.



