LajmeSport

“Muriqi Airlines”, sulmuesi “dardan” rekordmen në La Liga

Vedat Muriqi është “ylli” i Mallorca, teksa në sezonin që u mbyll u shpall shënuesi më i mirë i skuadrës me 15 gola të realizuar. Sulmuesi nga Prizreni është idhulli i ri i tifozëve, që i kanë vënë nofkën “Pirati”.

Vetë 29-vjeçarit i pëlqen ky emër e shpesh e kemi parë që të festojë duke mbuluar njërin sy, si një pirat i vërtetë.

Sulmuesi ka gjetur habitatin e tij të preferuar në Spanjë, pasi në sezonin e shkuar bëri mjaft mirë, duke regjistruar një nga sezonet më të mira të karrierës. Shtatlarti ka arritur që të fitojë plot 199 duele ajrore. Askush nuk ka mundur që të bëjë më mirë se sulmuesi i Kosovës, i cili në la Liga arriti që të renditej dhe si shënuesi i katërt më i mirë, pas Robert Lewandowskit, Karim Benzemasë dhe Joselu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close