LajmeMaqedoni

Mungesa e librave, protestojnë disa nxënës në Tetovë/Lalla: Protesta e nxitur, mungesa e librave është e vogël

Një pjesë e nxënësve të gjimnazit të Tetovës bojkotuan mësimin shkaku i mungesës së librave. Nxënësit e vitit të dytë thonë se nuk do të kthehen në mësim nëse atyre nuk u sigurohen libra.

Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës thotë se është një numër i vogël i librave që mungojnë, ndërsa shton se dikush po i nxitë nxënësit që të protestojnë.

“Ne kemi një numër të vogël të librave që mungojnë por, nuk është gjendja aq alarmante sa që të bojkotojnë mësimin. Unë në këtë situatë shoh një instrumentalizim të nxënësve nga instanca të caktuara që duan të bëjnë tollovi. Por besoj se bashkërisht me profesorët që e duam mësimin edhe prindërit që vërtet i kanë sjell nxënësit që të mësojnë do ta amortizojmë këtë rast”, pohoi Teauta Llalla. – Drejtoreshë e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

Nga gjimnazi i Tetovës thonë se mungojnë rreth 20% e librave. Në përgjithësi në Tetovë në shkollat e mesme dhe fillore mungojnë rreth 23 mijë libra që akoma nuk kanë ardhur nga Ministria Arsimit edhe Shkencës.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close