
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Suedisë, Ola Solstrom. Në takim, Nikolloski e ka njoftuar ambasadorin me programin qeveritar në pjesën e projekteve kapitale dhe përfshirjen e Maqedonisë në projektet infrastrukturore rajonale me çka jepet kontribut në zhvillimin dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal, informojnë nga Ministria e Transportit.
Bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për mundësitë dhe kushtet për investim që i ofron Maqedoniaë dhe përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Nikolloski e ka hapur edhe temën për ndërlidhje më cilësore mes dy vendeve dhe mundësitë për rritje të linjave ajrore mes Maqedonisë dhe Suedisë.
Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes Maqedonisë dhe Suedisë, të cilat tradicionalisht janë miqësore. Dy bashkëbiseduesit e kanë theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në veprimtaritë me interes të përbashkët për dy vendet.




