LajmeMaqedoniRajon

Muhaxheri: Maqedonia ka qenë pro Kosovës, nëse bëhet mike e Serbisë do të ketë ndikim negativ

Në emisionin “Click” analisti Artan Muhaxheri ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku u shpreh se Maqedonia çdo herë ka qenë pro Kosovës, ndërsa presidentja Davkova e cila po prinë në zgjedhjet e sotme do të bëhet mike e Serbisë dhe kjo do të ketë ndikim negativ në secilën iniciativë rajonale.

“Maqedonia çdo herë ka qenë pro Kosovës, u pa edhe në institucione ndërkombëtare pra u pa edhe presidenti Pendarovski ja ka dhënë të gjitha projekteve integruese dhe realisht ka qenë një mik i Kosovës, ndërsa tash presidentja Davkova do të bëhet mike e Serbisë dhe kjo do të ketë ndikim negativ në secilën iniciativë rajonale, pra Serbia do t’a ketë Maqedoninë dhe përderisa viteve të fundit Mqedonia ka qen aleate edhe e Shqipërisë edhe e Kosovës edhe e bashkësisë ndërkombëtare tash do të ndryshoj për të keqen tonë dhe sinqerisht se si mund të përkrahet një opsion i tillë”, u shpreh Muhaxheri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close