EkonomiLajmeMaqedoniOpinion

Muhamet Ajeti: Në vend të Epitafit

Shkruan Muhamet Ajeti

NE VEND TË EPITAFIT

Ashtu si shumë të tjerë, që ikën të rinj, me shpresën se do të ndërtonin diçka, e në fund u kthyen vetëm për t’u varrosur në dheun që i priti gjithë jetën.
Kjo është një plagë e vjetër e njerëzve tanë.

Nga vendlindja janë larguar me mijëra burra, vetëm, me valixhe të vogla dhe me një premtim: “Do të kthehem sapo të ndërtoj shtëpinë.”
Por vitet kaluan, dhe ata mbetën atje, në gurbet, mes punës, vetmisë dhe mallit.
Në vendlindje mbetën gratë, fëmijët, e prindërit duke pritur.

Disa u lodhën duke pritur, disa u plakën, disa nuk e priten kthimin.
Shumë prej tyre u kthyen vonë. Disa vet, disa ne arkivol.

Shtëpitë që ndërtuan me mund e djersë shpesh mbetën bosh.
Ata për të cilët u ndërtuan, nuk ishin më, te tjereve nuk u pelqente ajo shtëpi.
Sepse koha ndërtoi mure të tjera, më të forta se ato të betonit, mure që ndajnë jetën nga kujtimi.

Në fund, mbetet ajo ndjesi e hidhur: se çdo burrë, në jetën e vet, mund të ndërtojë vetem një shtëpi, por jo gjithmonë arrin të jetojë brenda saj!
Dhe kjo është plagë e mërgimit.
Të jetosh i ndarë nga jeta, e të kthehesh vetëm për t’u prehur në tokën që s’e shijove sa ishe gjallë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close