LajmeMaqedoni

Mucunski në Doha: Maqedonia e Veriut dhe Katari do ta avancojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski në kuadër të vizitës së tij në Katar u takua me Sheikh Saoud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani, zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për çështjet e mbrojtjes të Katarit.

Mucunski, në platformën amerikane të rrjeteve sociale X shkroi se në Doha është takuar me Al Thanin.

“Shqyrtuam mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke u mbështetur në partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Mucunski.

Duke sqaruar se në takim kanë shkëmbyer mendime për zhvillimin e situatës rajonale dhe globale të sigurisë si dhe për rëndësinë e koordinimit të ngushtë në përballimin e sfidave të përbashkëta, Mucunski tha:

“Theksuam kontributin e vendit tonë si aleat i NATO-s dhe mirëpritëm partneritetin e vlefshëm të Katarit me Aleancën në promovimin e paqes dhe stabilitetit”.

Mucunski ndodhet për një vizitë dyditore në Katar. Ai dje zhvilloi takim me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close