LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: 139 fëmijë të trajtuar në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, pse heshtin institucionet?

Sipas Aleancës për Shqiptarët (ASH), në vetëm 48 orë në Repartin e Pediatrisë në Tetovë janë paraqitur gjithsej 139 fëmijë, ndërsa 12 prej tyre janë hospitalizuar me simptoma si temperaturë, të vjella dhe diarre. ASH kritikon institucionet shëndetësore dhe drejtuesit politikë për, siç thotë, standarde të dyfishta në trajtimin e shifrave shëndetësore, duke kërkuar të njëjtën transparencë dhe përgjegjësi si në rastin e Gostivarit.

Reagimi i plotë i ASH-së:
Gjithsej 139 fëmijë në Repartin e Pediatrisë në Tetovë për vetëm 48 orë. Dymbëdhjetë prej tyre janë hospitalizuar. Temperaturë, të vjella dhe diarre.

Ku janë sot alarmet? Ku janë konferencat për shtyp? Ku janë ministrat, drejtorët dhe gjithë ata që në Gostivar numëronin çdo kontroll dhe çdo paraqitje si argument për të krijuar panik publik?

Në Gostivar u publikuan shifra kumulative ku futeshin kontrolle të përsëritura, kontakte me institucionet shëndetësore, telefonata dhe këshillime. Numrat u përdorën politikisht ditë pas dite, ndërsa numri real i të hospitalizuarve ishte shumë më i vogël.

Sot kemi 12 fëmijë të hospitalizuar vetëm në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve.

Pse tani heshtin?

Shëndeti publik nuk mund të trajtohet sipas komunës, kryetarit apo interesit politik të ditës. Kur shifrat përdoren për sulm politik në Gostivar, ndërsa për shifra serioze në Tetovë zgjidhet heshtja, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje.

Të njëjtat kritere, të njëjtat standarde dhe e njëjta përgjegjësi për të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close