LajmeMaqedoniTopLajm

Muaremi paralajmëron padi penale për prokurorët Ruskoska, Trajçeva dhe Josifovska

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krim të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, si dhe kundër prokuroreve Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, për siç thotë, bastisjen e paligjshme në Drejtorinë me të cilën udhëheq. Padia penale kundër prokurorëve ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe bashkëpunim.

“-Që në fillim ishte e qartë se bëhet fjalë për keqpërdorim të funksionit të prokurorit publik, se bastisja është e pabazë, e kundërligjshme dhe se është kryer në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Procedurë Penale. Shkoni të bëni një bastisje, e nuk e dini pse shkoni dhe çka kërkoni, kurse në Urdhrin për bastisje keni cekur një vepër konkrete penale. Nga pozita e pushtetit, duke e keqpërdorur funksionin e saj, këtë që bëri Ruskoska nuk është diçka e re. Kjo është modeli i sjelljes dhe mënyrës së veprimit të saj – shkelje ligjesh, keqpërdorime, kërcënime”, ka deklaruar Drejtor i Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close