
Një nga momentet më epike dhe virale të këtij edicioni në “Ferma VIP” ka ndodhur gjatë një bisede të relaksuar në oborr, ku Mimoza Ahmeti ka folur pa asnjë filtër për moderatoren Arbana Osmani dhe bashkëshortin e saj, regjisorin e formatit Eduart Grishaj.
Konkurrentja kryefjalë nuk i ka kursyer aspak fjalët e mëdha dhe vlerësimet, duke zbuluar fillimisht mendimin e saj të sinqertë për Arbanën dhe duke pranuar se kishte ndryshuar qëndrim ndaj saj përgjatë rrugëtimit.
Fokusi i bisedës u kthye me shpejtësi tek regjisori i spektaklit, për të cilin Mimoza nuk i mbajti dot superlativat, duke treguar hapur simpatinë për të. “Edhe ai burri i vet jo që është… ëndërr! Shumë, shumë profesionist, shumë i mirë,” deklaroi ajo me bindje të plotë për Grishajn në mes të bisedës me fermerët e tjerë.




