BotaLajmeTopLajm

Moska tregon “dhëmbët”/ Luftanija amerikane në ujërat ruse (VIDEO)

Moska u vu në lëvizje pas lajmit se një anije e marinës amerikane “Arleigh Burke” kishte hyrë në ujërat ruse në Lindjen e Largët dhe menjëherë është paralajmëruar se do të goditet.

Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi se anija “USS John S. McCain” kishte hyrë dy kilometra në ujërat territoriale ruse dhe është kthyer prapa pasi ka marrë një paralajmërim nga anija ruse Admiral Vinogradov.

“Anija sulmuese antinëndetëse e Flotës së Paqësorit, Admiral Vinogradov përdori një kanal ndërkombëtar komunikimi për të paralajmëruar anijen e huaj se veprime të tilla ishin të papranueshme. Pasi iu dha paralajmërimi dhe anija ruse ndryshoi kursin e saj, anija amerikane u kthye në ujërat ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Flota Amerikane e Paqësorit nuk dha detaje mbi incidentin por tha vetëm se anija amerikane “shfrytëzoi të drejtat dhe liritë e lundrimit”. Incidente të tilla janë raportuar nga Rusia shpesh në vitet e fundit, që prej kohës kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Moskës në 2014, e cila i ofroi mbështetjen e saj separatistëve në lindje të Ukrainës.

 

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close