
Diçka kishte shkuar qartë keq. Disa nga 241 personat në fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar Denver për në Honolulu hapën dritaret e tyre për të parë motorrin që kishte marrë flakë dhe pjesët e avionit që copëtoheshin. Të tjerët mbyllën dritaret, përqafuan të dashurit e tyre dhe u lutën. Mijëra metra poshtë në një periferi të Denverit, njerëzit në tokë vrapuan për të shmangur copat e avionit që binin papritmas në tokë.
Pilotët, me një manovrim emergjence u kthyen përsëri në aeroport dhe zbarkuan në mënyrë të sigurt aeroplanin Boeing 777-200. Fatmirësisht, nuk u raportuan të lënduar në ajër ose në tokë.
CNN intervistoi pasagjerët, që tregojnë se incidenti frikësoi të gjithë. “Ne pamë njëri-tjetrin, gruaja ime dhe unë, u kapëm për dore dhe thjesht uruam që fëmijët tanë t’i shohim përsëri”, tha një pasagjer.
“Kishte një bum të madh dhe llojin e zhurmës që nuk dëshiron ta dëgjosh kur je në aeroplan“, tha Loock, i cili po fluturonte me gruan e tij. “U frikësova shumë kur pashë që motori nga ana ime po mungonte“.
Vena tha se profesionalizmi i ekuipazhit i qetësoi ata, por ai tha se ishte ende i shqetësuar. “Unë thjesht u shqetësova për fëmijët e mi që nul ishin me ne. Ishte hera e parë që largoheshim prej tyre“.
“Fillimisht mendoj se ishte shumë panik“, tha Dan Smith nga Portland, “por mendoj se njerëzit bënë një punë të mirë për t’u qetësuar“.







