LajmeMaqedoniTopLajm

“Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Deputetit të Alternativës, Skender Rexhepi për rastin “Monstra” i është përgjigjur kryeministri Zoran Zaev.

Ai ka thënë se rastet e tilla, nuk janë punë e tij, as e Rexhepit, por e prokurorisë dhe gjyqësorit.

“Jam takuar me familjet e të dy palëve, të akuzuarve dhe të dëmtuarve. I kam dëgjuar. Por, në fund është gjyqësori ai që merr vendime. Pse atë vit kur keni bashkë me mua në pushtet, nuk keni bërë diçka? Sepse nuk është puna ynë. As punë e juaja, e as e imja. Kjo është punë e Prokurorisë Publike dhe e Gjykatës”, tha Zaevi duke u përgjigjur pyetjes së deputetit, Skender Rexhepi, transmeton TV21.

Por për këtë përgjigje, Rexhepi nuk është i kënaqur. Thotë se zgjidhje ka, duke pasur mbikëqyrës nga jashtë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close