BotaKurioziteteLajme

Momenti horror kur pasagjeri hap derën e avionit gjatë fluturimit

Ky është momenti i frikshëm kur një pasagjer hap derën e emergjencës të një avioni në mes të fluturimit.

Makthi i çdo njeriu që fluturon u bë realitet gjatë një fluturimi të kompanisë Asiana Airlines në Korenë e Jugut.

194 pasagjerët i mbijetuan këtij fluturimi, ndërsa avioni u ul me derën e hapur në aeroportin Daegu. Gjysma e pasagjerëve kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.

Personi që hapi derën, një burrë në të 30-tat, u arrestua sapo avioni u ul. Nuk dihet se pse ai e ndërmori këtë veprim.

Në avion kishte edhe shumë fëmijë shkolle, të cilët ishin në një fundjavë sportive. Fëmijët nisën të qanin dhe të dridheshin. Një hetim ka nisur për ngjarjen e rëndë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close