BotaTopLajm

Moderna teston vaksinat për fëmijët nën 12 vjeç për Covid-19

Kompania Moderna filloi testimet e vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) mbi fëmijët e moshës midis gjashtë muajsh dhe 12 -vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për pjesëmarrësit e parë u administrua doza në fazën 2/3 të studimit, i quajtur studimi “KidCOVE”, bëri të ditur kompania farmaceutike e SHBA-së.

“Jemi të inkurajuar nga analiza primare e studimit COVE Faza 3 e mRNA-1273 në të rriturit më të moshuar se 18-vjeç dhe ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë e mundshme dhe imunogjenitetin e kandidatit tonë të vaksinave të COVID-19 në këtë popullatë të rëndësishme të moshës më të re”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Stephane Bancel.

Ai theksoi se 17,8 milionë të moshuar në SHBA deri më tani kanë marrë vaksinën Moderna kundër COVID-19.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në SHBA janë shpërndarë 135,8 milionë doza. Por deri më tani, vetëm 38,3 milionë njerëz, ose 11,5 për qind e popullsisë amerikane, kanë marrë dy doza.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 29,4 milionë raste me koronavirus janë regjistruar në SHBA që nga fillimi i pandemisë, me mbi 535 mijë vdekje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close