
Shkruan: Liridon Ramasani- LIKOVË
MJEGULL NË SKENËN POLITIKE, DISA PO USHQEHEN ME MJEGULL POR MJEGULLA NUK ZGJAT PËRGJITHMONË
Une mendoj që vendimi i Taravarit për të dalë nga qeveria ka qen vendimi më i mirë në këto rrethana dhe këtë e shpjegojnë dy arsye.
1. Situata në VLEN.
Është e vërtet që ne kemi pranu koalicionin me Izetin si mjet për të dobsu BDI dhe për ta dërgu në opozit por asnjëher si qëllim apo si bartës i kauzës tonë.
Izet Mexhiti pasi një kariere të gjatë dhe me shumë pushtet në BDI përmes lojrave politike prej pas zgjedhjve gjithmon kishte tendencën që të shpërlahej përmes opozitarizmit tonë të gjatë dhe ti printe kauzës tonë si antipod i BDI.
Prej 2005 kryetar i Çairit dhe prej 2008 nënkryetar i BDI, një ndër njerzit më të rëndësishëm të BDI i cili dhe kur krijoi grupin e zjarrit thoshte që problemi e ka me Artanin e jo me Ali Ahmetin dhe BDI nuk mund të jetë antipod i BDI e aq më pak ndryshimi.
2. VMRO
Fitorja e thellë e VMRO e cila i jepte fuqi Mickovskit që të bëntë politika nacionaliste dhe dobësia e VLEN jo për shkak të numrave por për shkak të lojrave të mbrendshme i vendosi shqiptarët në defanziv.
Ky disbalanc politik etnik vërehej në cdo institucion të shtetit.
Në këto rrethana Taravari kishte dy mundësi:
-Të rrinte në qeveri- me cka do i kënaqte aptetitet e disa funksionarëve, do dobsohej ASH deri në nivelin e Alternativës, Mickovski potencalisht do shëmdrohej në një Gruevski të ri.
– Dalja nga qeveri- me rriskun që do goditej por ama do jepte alarm që situata nuk është mirë, ne nuk mund të aktrojm e kjo do sjell reflektim te të gjitha palët.
Tash jemi në situatën ku ai që po aktron është Mickovski sepse e din që veprimi i Taravarit do sjell reflektim tek shqiptarët dhe se fuqia që i vjen nga numrat nuk do i kryej punë, nuk do i kryjnë punë as këta ,,antipodët e BDI” që duan të vazhdojnë të marrin rroga.



