LajmeMaqedoniTopLajm

Mitrovicë: Një grua nga Maqedonia e Veriut sulmohet fizikisht, dërgohet në strehimore

Një rast i dhunës është raportuar të enjten mbrëma në Mitrovicë, ku viktimë ka mbetur një femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportit policor, viktima fillimisht është ofenduar nga një shtetase e Kosovës, ndërsa më pas është sulmuar fizikisht edhe nga një burrë, po ashtu shtetas i Kosovës. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Pas trajtimit, ajo është dërguar në një strehimore për mbrojtje të mëtejshme. Ndërkohë, të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet policore dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close