LajmeMaqedoniTopLajm

Ministrja e Financave: Qeveria do të pranojë dakordimin mes punëdhënësve dhe punëtorëve për pagën minimale

Punëtorët dhe punëdhënësit duhet ta udhëheqin dialogun për pagën minimale, ndërsa Qeveria do të pranojë gjithçka për të cilën ata do të bien dakord, tha sonte ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në emisionin “360 Gradë” në RTVM, Dimitrieska-Koçoska theksoi se paga e asnjë punëtori nuk është kurrë e mjaftueshme dhe duhet të jetë gjithmonë më e lartë, por ka rregulla ekonomike që duhet të merren parasysh.

“Le të ulen dhe të dakordohen mes tyre se sa barrë mund të mbajnë punëdhënësit, sepse ata duhet të paguajnë pagat. Më tregoni, ku në botë shteti i mbulon pagat e sektorit privat? Qeveria mund t’i mbulojë pagat e administratës, dhe këtu po flasim për sektorin privat. Nuk mund t’i përziejmë gjërat. Pensionistët janë pjesë e Buxhetit, ashtu si edhe pagat e administratës. Ne kemi rritur pagat në shëndetësi, arsim, MPB,…, jemi kujdesur për punonjësit tanë. Ky është një dialog që duhet të udhëhiqet nga punëdhënësit dhe punëtorët. Qeveria thotë – “ne e vendosëm ligjin, nëse konsideroni se duhet të shkojmë përtej ligjit, dakordohuni”, shpjegoi ministrja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close