LajmeMaqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Një familje, me një vendim human, shpëtoi dy jetë njerëzore

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, në prag të ditës botërore të dhurimit të organeve, një vendim  i marrë nga një familje gjatë muajit të kaluar, sot shënon një fillim të ri për dy pacientë, pasi falë pëlqimit të tyre human për dhurimin e organeve, u krye transplantimi dhe dy jetë fituan një vazhdim të ri dhe cilësor.

“Dhurimi i organeve nuk është vetëm një akt mjekësor, por një akt i thellë njerëzor. Çdo “PO” për dhurimin e një organi është një mundësi e dytë për dikë që pret. Çdo transplantim është dëshmi se, edhe në çastet më të vështira, njerëzit gjejnë forcën për të menduar për të tjerët. Mirënjohje për çdo familje që zgjodhi të dhurojë jetë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Ndërkohë, dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim porositi se, pas çdo transplantimi qëndron një ekip, por mbi të gjitha qëndron një vendim human. Pikërisht ky vendim e bën të mundur mrekullinë e një jete të re.

“Në pritje të 13 gusht, i bashkohemi nismës botërore për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit të organeve dhe u shprehim mirënjohje të gjitha familjeve që, me vendimin e tyre, kanë dhuruar jetë. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Bëhuni arsyeja e fillimit të ri të dikujt”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close