LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e Shëndetësisë ka gati dokumentet për inspektim të objekteve modulare

Ministria e Shëndetësisë e përshëndet procedurën e Prokurorisë Themelore Publike për hetimin për shpërthimin e zjarrit në qendrën mobile për kovid në përbërje të Klinikës së Tetovës, ku, siç theksohet në kumtesë, me keqardhje të madhe kishte edhe humbje të njerëzve dhe informon se e dorëzon në inspektim gjithë dokumentacionin për spitalet modulare.

“E informojmë opinionin dhe organet hetuese se qëndrojmë në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe duam të bashkëpunojmë dhe ta dorëzojmë gjithë dokumentacionin me të cilin disponojmë, për vendosjen e të gjitha 17 qendrave rajonale për kovid në shtet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje informojnë se raportet teknike profesionale nga hulumtimet e kryera në rezistencat e tokëzimit mbrojtës, hulumtimi i vazhdimësisë së përcjellësit mbrojtës dhe rezistenca ndaj përhapjes së instalimit për mbrojtje nga shkarkimet atmosferike, si dhe certifikata për testim dhe cilësi të materialeve të cilat janë ndërtuar në kontejnerë modular të parafabrikuar, janë të arritshme për inspektim.

Nga Ministria shtojnë se të arritshme për inspektim janë edhe certifikatat për panele të mureve dhe çative, për dysheme, njoftime për testin hidro të kryer dhe testime të rrjetit të instaluar të ujësjellësit, njoftimet për përmbushjen e kërkesave minimale teknike në lidhje me ndërtimin, tavanet, zdrukthtarinë, ngrohjen dhe ftohjen, instalimet dhe dyshemet, deklaratë për konformitet, procesverbale nga pranim-dorëzimi i kontejnerë modular të parafabrikuar – qendra rajonale për kovid, zgjidhje për transferimin e vlerës për kontejnerët modular, si dhe zgjidhje për transferimin e vlerës për pajisje të inventarit dhe jomjekësor në spitale.

“Prejse kontraktori të ketë instaluar kontejnerët modular ishte kryer pranim-dorëzimi i të njejtave. Pranim-dërëzimin e kanë realizuar inxhinierët e MSH-së, MPPS-së, si dhe përfaqësuesit e kontraktorëve dhe spitaleve, me të cilën kontejnerët modular u dorëzuan në spitale në pajtim të plotë të specifikave teknike nga marrëveshja”, thonë nga Ministria.

Ministria e Shëndetësisë thekson se duke mos dashur të përzihet në vendimet dhe veprimet e prokurorit publik, as t’i bëj dëm hetimit të pavarur të cilin do ta udhëheqin Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas lejes së tyre paraprake, dokumentacioni me të cilin disponon është gati për ta dorëzuar në inspektim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close