LajmeMaqedoniTopLajm

Ministria e drejtësisë; Refuzohet përdorimi i emrit “Ivan Mihailov”

Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov të dorëzuar nga shoqata, Qendra Kulturore “Ivan Mihailov”-Manastir,shkruan Top24
Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave  në seancën e sotme ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihailov të dorëzuar nga shoqata Qendra e Kulturës “Ivan Mihailov”-Manastir. Përfundimi i seancës do t’i përcillet ministrit të drejtësisë, i cili do të duhet të marrë vendim pas mendimit negativ të marrë paraprakisht nga Komisioni.
Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave konsideron se emërtimi i Shoqatës “Ivan Mihajlov” është provokim për ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas, duke marrë parasysh se është një person i afërt me ideologjinë fashiste, i cili me veprimet e tij e ka mohuar veçantinë e popullit maqedonas, dhe në të njëjtën kohë shkakton padurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase.
Komisioni diskutoi në përbërje të plotë. Kryetar i Komisionit për Përdorim të Emrave të Personave është Profesor dr. Sasho Cvetkovski, anëtar nga MANU. Anëtar i ri është Evgenij Llitovski-udhëheqës (ciceron), historian në Ministrinë e Kulturës, Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close