
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski gjatë mëngjesit të sotëm ka qëndruar në vendkalimin Strazhë të rrugës Gostivar-Kërçovë duke takuar punonjësit e ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë nga ku përcolli mesazhin se të gjitha rrugët e Maqedinisë janë të kalueshme në kushte dimërore, shkruan Top24
“Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme falë punës së palodhur të punëtorëve të “Maqedonia Pat”, të cilët po japin maksimumin për t’u përballur me reshjet e dendura të borës që kanë përfshirë vendin.
Dua t’u shpreh falënderim këtyre njerëzve të mrekullueshëm të “Maqedonia Pat”, të cilët po bëjnë gjithçka që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme dhe të pastra, edhe në kushte vërtet të vështira atmosferike.
U bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të vozisin me kujdes dhe t’i përshtaten kushteve të rrugëve.” shkruan Nikollovski përcjellë Top24.



