BotaLajme

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto në një intervistë dhënë për të përditshmen Il Messagero të botuar më 6 maj, ka deklaruar se perëndimi duhet të kërkojë armëpushim në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Komentet treguan një ndryshim qëndrimi nga Crosetto, i cili tha në nëntor 2023 se “ende nuk janë pjekur kushtet dhe se nuk është koha e duhur” për bisedimet e armëpushimit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë dështuar”, tha Crosetto, duke shtuar se “ne mund ta zgjidhim këtë krizë vetëm duke përfshirë të gjithë: fillimisht me një armëpushim dhe më pas me paqe”, transmeton Telegrafi.

Ndërsa vërejtjet e Crosetto shkuan më tej, zyrtarët ukrainas kanë thënë gjithashtu ditët e fundit se një fitore e drejtpërdrejtë e Ukrainës në fushëbetejë ka pak gjasa të ndodhë.

Vadym Skibitsky, zëvendësdrejtor i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i tha Economist më herët në maj se luftëra të tilla si pushtimi i plotë i Rusisë “mund të përfundojnë vetëm me traktate”.

“Ukraina do të mbajë një samit paqeje në Zvicër në qershor”, tha më 2 maj zëdhënësi i presidentit ukrainas Sergii Nykyforov.

Pas samitit, pjesëmarrësit do të formulojnë një pozicion të përbashkët negociues për përfundimin e luftës dhe do t’ia paraqesin Rusisë.

Qeveria zvicerane tha se Rusia nuk do të ftohet “në këtë fazë” të bisedimeve.

Pavarësisht këmbënguljes se negociatat ishin përfundimisht e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës, Crosetto tha se Italia do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë.

“Ndihma ushtarake do t’i ndihmojë ukrainasit të gjejnë kohën dhe kushtet për të arritur një armëpushim dhe paqe”, tha Crosetto.

Related Articles

Back to top button
Close
Close