
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të premten se ai dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, diskutuan përpjekjet për stabilizimin e Sirisë dhe luftimin e terrorizmit në bisedimet e nivelit të lartë.
Fidan, duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Blinken në kryeqytetin, Ankara, tha se prioritetet turko-amerikane në Siri përfshijnë stabilitetin, luftimin e terrorizmit dhe t’i jepet fund dominimit terrorist të Daesh/ISIS dhe PKK.
Fidan nënvizoi se ai dhe Blinken diskutuan se çfarë mund të bëhet për të adresuar stabilitetin e Sirisë, shqetësimet e tyre të përbashkëta dhe zgjidhjet e mundshme.
Blinken, nga ana e tij, tha se Uashingtoni u jep përparësi mundësive për sirianët, si dhe çlirimin e njerëzve nga prangat e Bashar Asadit.
“Siç tha ministri i jashtëm, ne jemi shumë të fokusuar në Siri, shumë të fokusuar në mundësinë që tani është para nesh dhe para popullit sirian, për të kaluar nga prangat e Bashar al-Asad në një tjetër të ardhme më të mirë për popullin sirian, të cilën populli sirian do ta vendosë vetë”, shtoi ai.
Vitet e fundit, marrëdhëniet e Ankarasë dhe Uashingtonit janë tensionuar nga politika e SHBA-së ndaj Sirisë.
Turqia kundërshton mbështetjen e SHBA-së për YPG-në ,për shkak të lidhjes së saj me PKK-në, e cila ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për 40 vjet, duke rezultuar në vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja, sipas shifrave zyrtare.
Ndërsa SHBA-të e konsiderojnë YPG-në, të njohur edhe me shkurtesa si SDF-ja, një partner kyç në luftën kundër DAESH/ISIS në Siri, ato nuk e njohin YPG-në si një grup terrorist, megjithëse e njeh PKK-në si të tillë./ Anadolu Agency.



