BotaLajme

Ministri i Jashtëm thotë se Irani e zbuti sulmin energjetik për shkak të ‘kërkesës për de-eskalim’

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka pohuar se Irani përdori vetëm një “pjesë” të fuqisë së tij në sulmin e tij kundër infrastrukturës rajonale të energjisë.

“Arsyeja e vetme për përmbajtje ishte respektimi i kërkesës për de-eskalim”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Ai paralajmëroi se do të kishte “zero përmbajtje nëse infrastrukturat tona goditen përsëri”, dhe gjithashtu bëri thirrje për dëmshpërblime për infrastrukturën e dëmtuar iraniane.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke vazhduar sulmet ajrore mbi objektivat ushtarake të Iranit. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close