
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së,njofton Top24.
Në takim u diskutua për protestat aktuale, problemet dhe kërkesat me të cilat ballafaqohet shërbimi i gjyqësorit dhe prokurorisë publike.
Ministria e Drejtësisë do t’i dorëzojë Informacion Qeverisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtohet mundësia për fillimin e procesit të negociatave me Sindikatën e AOGJSH-së, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe që të mos bllokohet procesi me lëvizjen e lëndëve në gjykata dhe prokuroritë publike.
Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Trpe Deanovski, falënderoi ministrin Lloga për përpjekjet dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e problemeve të të punësuarve.Top24



