LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri i bujqësisë sy më sy me përfaqësuesit e blegtorve, dëgjon hallet e tyre

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot në zyrat e MBPEU ka pritur në takim përfaqësuesit e blegtorëve dhe përfaqësues të blerësve dhe eksportuesve të qengjave. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në mbarështimin e deleve, subvencionet, blerjen dhe për çmimin e shitjes së qengjit vendas. Ky takim u organizua me qëllim të sigurimit të një fillimi të plotë dhe me kohë i blerjes së qengjit pranveror. Hoxha më tej tha se ai është tërësisht i përkushtuar për bashkëpunim me këtë kategori sepse janë pjesa më e goditur e shoqërisë. “Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe diskutim, sepse vetëm kështu mund të arrijmë qëllime të përbashkëta”, tha ministri Arjanit Hoxha./ TOP24
Postimi i tij në FB
Sot në ambientet e MBPEU-së zhvillova takim me blegtorë dhe përfaqësues të blerësve dhe eksportuesve të qengjave.
Takimi u reralizua në përputhje me pikat e përcaktuara në agjendë, duke u përqëndruar në strategjinë për zhvillimin e bujqësisë. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në mbarështimin e deleve, subvencionet, blerjen dhe për çmimin e shitjes së qengjit vendas. Ky takim u organizua me qëllim të sigurimit të një fillimi të plotë dhe me kohë i blerjes së qengjit pranveror.
MBPEU çdo herë dëgjon zërin e të gjithë fermerëve. Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim dhe diskutim, sepse vetëm kështu mund të arrijmë qëllime të përbashkëta. Vazhdojmë së bashku në drejtimin e duhur!

Related Articles

Back to top button
Close
Close