LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha njofton fermerët se nga sot mund të aplikojnë për subvencione

Aplikimi për marrjen e subvencioneve bujqësore fillon sot, dhe do të zgjasë deri më 31 maj të këtij viti. Të gjithë fermerët e interesuar do të mund të dorëzojnë aplikacion elektronik përmes faqes së internetit, të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi. Nga Agjencia thonë se për këtë vit janë planifikuar rreth 80 milion euro, të destinuara për subvencione, për fermerët.

“Pas dorëzimit elektronik të kërkesës, aplikantët duhet të shtypin dy kopje dhe t’i nënshkruajnë ato personalisht, pas së cilës duhet të dorëzojnë një kopje në agjencinë pagesore. Ata fermerë, që nuk dinë të dorëzojnë kërkesë, ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e kërkesës elektronike, mund të kontaktojnë njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, tha Nikica Baçovski – Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi.
Nga dita e sotme fillon aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 31 maj 2021. Të gjitha palët e interesuara mund të aplikojnë në mënyrë elektronike duke hyrë në uebfaqen e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, përkatësisht www.ipardpa.gov.mk në seksionin e-kërkesë.
Kërkesa elektronike e këtij viti ka një pamje të re moderne bazuar në një zgjidhje të re softuerike, e cila i ka të gjitha funksionet e nevojshme për të paraqitur kërkesë të vetme.
Ata fermerë që nuk dinë të aplikojnë vetë, ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacioneve elektronike, mund të kontaktojnë Zyrat Rajonale të MBPEU-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close