LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha viziton njësinë rajonale në Tetovë

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha në vazhdën e aktiviteteve të shumta sot në agjendën e tij kishte dhe vizitën në njësinë rajonale të kësaj miistrie në Tetovë. Ministri Hoxha u prit nga udhëheqësi i kësaj njësie në Tetovë Nuredin Deari.
Të regjistruara në këtë njësi janë rreth 5,000 ferma bujqësore, prej të cilat afërsisht 4,000 aplikojnë për subvencione.
Njësia rajonale e MBPEU-së në Tetovë mbulon një pjesë të madhe të rajonit të Pollogut. Të regjistruara në këtë njësi janë rreth 5,000 ferma bujqësore, prej të cilat afërsisht 4,000 aplikojnë për subvencione.
Kohët e fundit me vendim të Qeverisë së RMV-së, Njësia Rajonale në Tetovë iu aprovua kërkesa për zgjerim të kapacitetit hapësinor, ku nga tre zyra ekzistuese, u zgjerua edhe me gjashtë zyra të tjera shtesë, në të njëjtin vend.
Gjatë vizitës sime sot, udhëheqësi i Njësisë Rajonale, Nuredin Deari, më informoi për aktivitetet aktuale si dhe për përgatitjen për rinovimin e hapësirës ku punojnë njëzet e shtatë punonjës.
Me këtë është bërë përparim të madh në sigurimin e kushteve të punës. Në periudhën në vijim, punonjësit, si dhe fermerët që vizitojnë njësinë rajonale, do të kenë kushte më të mira dhe do të jenë në gjendje të kryejnë aktivitetet më lehtë. Kushtet hapësinore janë gjithashtu të rëndësishme për përmbushjen e standardeve të sigurisë shëndetësore, veçanërisht tani kur po përballemi me pandemi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close