LajmeMaqedoniTopLajm

Ministri Hoxha pret në takim ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markus

Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Sllovakisë, Henrik Markus me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në sferën e plasmanit të produkteve bujqësore dhe tregtisë bilaterale mes dy vendeve.
“Ambasadori më ftoi të marr pjesë në konferencën ministrore virtuale “Forest Europe”, e cila do të mbahet në 14 dhe 15 Prill të këtij viti. Tema e kësaj konference është përshtatja e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimi i duhur i pyjeve, në mënyrë që të ruhen dhe të pasurohet fondi pyjor”, tha ministri Hoxha përcjell TOP24
Sot realizova takim me Ambasadorin e Republikës Sllovake në Maqedoni, Shkëlqesinë e Tij, Henrik Markus.
Në takim konkluduam se në vend ekziston një klimë pozitive për progres.
Bashkëpunimi midis vendeve tona do të intensifikohet, me theks në plasmanin e produkteve bujqësore dhe rritjen e tregtisë bilaterale.
Ambasadori më ftoi të marr pjesë në konferencën ministrore virtuale “Forest Europe”, e cila do të mbahet në 14 dhe 15 Prill të këtij viti. Tema e kësaj konference është përshtatja e pyjeve ndaj ndryshimeve klimatike dhe menaxhimi i duhur i pyjeve, në mënyrë që të ruhen dhe të pasurohet fondi pyjor.
Ambasadori Sllovak Markus përsëriti gatishmërinë e Republikës Sllovake për të vazhduar të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimit evropian, si pjesë e familjes evropiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close